Ditën e sotme nga mediat online është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Pajovë të Peqinit.
Policia e Shtetit ka reaguar për këtë lajm, duke sqaruar se nuk kanë qenë të shtëna por fishekzjarre të hedhura në banësën e një personi gjatë një dreke familjare me numër të kufizuar personash.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media online se në fshatin Pajovë, në një lokal gjatë një cermonie është qëlluar me armë zjarri në ajër, sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet. Gjatë kontrolleve rezultoi se në banesën e një shtetasi, në Pajovë, në një drekë familjare me numer te kufizuar personesh, janë hedhur fishekzjarre.
DVP Elbasan kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.