Hapësire reklamuese

Rajoni

U ra droni në mes të oborrit në Mitrovicë, reagon KFOR: Ishte i yni, po bënim një monitorim   

Shkruar nga Newsbomb
U ra droni në mes të oborrit në Mitrovicë, reagon KFOR:

KFOR ka konfirmuar se droni që ra në një oborr shtëpie në lagjen “Bair” të Mitrovicës u përkiste atyre.  Sipas tyre droni ishte rrëzuar për shkak të një defekti që kishte pësuar në ajër, ndësra bëjnë me dije se rënia e tij nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme material.  

“KFOR konfirmon se një nga dronët e tij ra në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është tërhequr nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas rënies së tij”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Më tej KFOR tha se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në kuadër të aktiviteteve që kanë për synim krijimin e një mjedisi të sigurtë për qytetarët e Kosovës.

“Droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke e mandatuar KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, deklaroi KFOR.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll