Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U qëllua përpara shtëpisë në sy të fëmijës dhe gruas, të akuzuarit mohojnë ngjarjen, dyshohet se e vrau “kickbokseri” 23-vjeçar (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef47960bda44e65656df0b92598326b2

Një ngjarje e rëndë tronditi Londrën, natën e Krishtlindjes 2019, ku një 30 vjeçar shqiptar u ekzekutua me breshëri plumbash përpara shtëpisë së tij, në sy të djalit dhe gruas.

Viktimia ishte Flamur Beqiri nga Ferizaji i Kosovës, producent i artistëve më  të njohur në Suedi, i njohur edhe me emrin artistik Alex.

Sipas mediave të huaja, atentati mafioz, ku mbeti i vrarë 30 vjeçari shqiptar, lidhet me një varg eleminimesh mes grupeve shqiptare, të lidhura me trafkun e drogës, duke e cilësuar Beqirin një nga emrat më të kërkuar në shtetin suedez.

Të akuzuarit kryesorë për vrasjen e Flamur Beqirit, para shtëpisë së tij në Londër, kanë dalë në sallën e gjyqit. Gjatë seancës gjyqësore të gjithë kanë mohuar se janë autorët e vrasjes së 36-vjeçarit, i cili u ekzekutua në sy të bashkëshortes dhe djalit më 24 dhjetor 2019.

Dyshohet se personi i armatosur që ka qëlluar ndaj tij është “kickbokseri” 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i cili raportohet se udhëtoi drejt Anglisë vetëm 4 ditë para se Beqiri të vritej dhe më pas u kthye sërish drejt Kopenhagenit. Megjithatë ai ka mohuar gjithçka.

Hemissi doli përpara gjykatës bashkë me Tobias Andersson, 31 vjeç, i cili u ekstradua nga Suedia në nëntor, ka mohuar akuzën për vrasje. Ndërsa Clifford Rollox dhe Estevan Alexis Pino-Munizaga, nuk ishin të pranishëm në gjykatë, pasi ishin vetëizoluar.

Ndërkohë që Policia ka deklaruar se një shtetas tjetër suedez, 22 vjeç, i cili është akoma subjekt i ekstradimit është përfshirë në listën e të dyshuarve, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij, raporton Metro.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img