Hapësire reklamuese

Aktualitet

U qëllua për vdekje me "shotgun", Policia gjen bllokun e fajdeve të 76 vjeçarit, nis pyetja e borxhlinjve

Shkruar nga Newsbomb
U qëllua për vdekje me "shotgun", Policia gjen bllokun e

Lulash Qepuri, 76 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri "shotgun" në lokalin në pronësi të tij. Ngjarja ndodhi në në fshatin Stom-Golem, Shkodër, ndërsa deri sot nuk ka një autor të ndaluar për këtë vrasje.

Mësohet se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar të paktën 4 herë mbi të moshuarin. 76 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Nga të dhënat rezulton se autori ishte i maskuar dhe në kokë mbante një kapele kashte. Po ashtu nga kontrolli i ambienteve të lokalit dhe banesës policia ka gjetur një bllok në të cilën kishte të listuar disa emra personash ku dyshohet se kishin marrë më fajde te Qepuri.

Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.

Nga mbledhja paraprake e tyre është konstatuar një shumë e majme parash, e ndërsa policia ka nisur me marrjen ne pyetje të këtyre personave,  emrat e të cilëve janë gjetur në bllokun sekret të Qepurit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.