Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

U qëllua me thikë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e novelistit, rrezikon të humb shikimin…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Novelisti me famë botërore Salman Rushdie është sulmuar me thikë nga 24-vjeçari Hadi Matar nga Nju Xhersi.

Gjendja shëndetësore e Rudhdie është e rënduar dhe për këtë ai është futur në intibim. Mediat huaja shkruajnë se novelisti ka plagë rënda nervore në njërën dorë dhe mëlç dhe se rrezikon të humb shikimin në njërin sy.

Rushdie u qëllua me thikë në qafë teksa po fliste në një event publik në Nju Jork. 24-vjeçari që mbante maskë në fytyrë u ngjit me shpejtësi në podium dhe nisi të sulmojë me thikë shkrimtarin indiano-britanik.

Dyshohet se ngjarja është motivuar nga urrejtja fetare. Rushdie është detyruar të fshihet pasi prej vitit 1988 kur botoi librin “Vragjet Satanike” është përballur me kërcënime me vdejke. Libri tregon legjendën e Profetit Muhamed, por autori thotë se tre ajete të thëna prej tij i janë përcjellë nga Djalli që ishte maskuar si Zoti.

Në atë kohë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini lëshoi një fetva, vendim ligjor i bazuar në ligjet e sheriatit, që i bënte thirrje çdo myslimani të vriste Rushdien si dhe vendosi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për këdo që kryente krimin.

Libri “Vargjet Satanike” ka nxitur një seri vrasjesh dhe sulmesh në mbarë botën. Në vitin 1991 u qëllua për vdekje me thikë përkthyesi japonez i librit. Po në atë vit u qëllua me thikë përkthyesi italian i “Vargjeve Satanike” por arriti të mbijetojë. Autori ishte një shetas iranian që më herët e kishte pyetur përkthyesin italian për adresën e Rushdies.

Në vitin 1993, botuesi norvegjez i librit të Rushdie, Ëilliam Nygaard u plagos rëndë me armë zjarri në hyrje të banesës së tij në Oslo.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img