Hapësire reklamuese

Aktualitet

U qëllua me thikë nga një bashkëatdhetar, ndërron jetë 28 vjeçari shqiptar në Gjermani (FOTO-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

I riu nga Prizreni ka ndërruar jetë pas plagosjes mëngjesin e sotëm nga një bashkëatdhetar në Mynih, Gjermani.

Bëhet fjalë për 28 vjeçarin Nehat Elshani, ndërsa i plagosuri tjetër është një 50 vjeçar i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Lajmi i trishtë për vdekjen e të riut është bërë me dije nga një mik i 28 vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni autobuzash.

Autori i sulmit dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.