Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

U qëllua me plumb në kokë në mes të Amsterdamit, vdes gazetari i njohur i kronikës së zezë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari hollandez i kronikës së zëze, Peter De Vries, i cili u qëllua me armë në Amsterdam më 6 korrik, ka ndërruar jetë sot pas disa ditësh në gjendje kritike. Lajmi është bërë me dije nga familja e tij, e cila tha se De Vries nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe si pasojë humbi jetën.

Rrjeti mediatik holandez RTL, për të cilin punoi De Vries, mbajti një deklaratë ku ndër të tjera thuhej: “Peter luftoi deri në fund, por nuk ishte në gjendje të fitonte betejën”.

Familja kërkoi privatësi në mënyrë që të mund të kalonte “vdekjen e tij në paqe”. Gazetari De Vries, 64 vjeç, u qëllua më 6 korrik pasi po dilte nga një studio në televizive në Amsterdam. Ai njihej për raportimin e ngjarjeve kriminale të vendit.

Policia Hollandeze ka thënë më parë se kanë arrestuar një 21-vjeçar dhe një 35-vjeçar, përkatësisht shtetas të Hollandës dhe Polonisë, pas të shtënave. Sipas autoriteteve, 21 vjeçari mendohet të jetë personi që ka qëlluar, ndërsa tjetri dyshohet se është shoferi i mjetit me të cilën tentuan të larguan pas ngjarjes.

Kryeministri holandez Mark Rutte, e quajti sulmin “tronditës dhe të pakuptueshëm.” “Ishte një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe gjithashtu një sulm ndaj shtypit të lirë që është kaq thelbësorë për demokracinë tonë”, tha Rutte.

Më shumë

spot_img
spot_img