Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

'U qëllua me plumb në kokë dhe u varros', del autopsia për 14-vjeçaren në Shkup

Shkruar nga Newsbomb
'U qëllua me plumb në kokë dhe u varros', del autopsia

“14-vjeçarja Vanja Gorçevska, është vrarë nga një armë zjarri”-  thuhet në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore për 14-vjeçaren e cila u vra mizorisht në Maqedoninë e Veriut.

Policia ka pasur dyshime se 14-vjeçarja ishte mbytur në çantën në të cilën e kishin rrëmbyer, por sipas raportit të autopsisë ajo është qëlluar me plumb në kokë.

Kjo hedh poshtë pretendimin se e mitura ishte mbytur gjatë rrugës ndërsa mbetet i pandryshuar fakti se i dyshuari, Ljupço Palevski-Palço, ka qëlluar Vanjën.

Pasi u qëllua me plumb, Vanja u varros në një fshat. Një ekspert plumbash do të duhet të përgjigjet se nga çfarë lloj arme është shkrepur.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga institucionet bazuar në njohuritë dhe deklaratat e të dyshuarve të cilët kanë pranuar fajësinë, nga rrëmbimi deri në vrasjen e vajzës kanë kaluar dy orë e 40 minuta.

Sipas provave, përfshirë të dhënat e autopsisë, do të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve.

Lexo edhe: Kush është biznesmeni i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese