Hapësire reklamuese

Aktualitet

U qëllua me dy armë kallashnikov, detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Santiago Malkos

Shkruar nga Newsbomb

Persona të paidentifikuar, pasi e ndoqën për disa çaste, i prenë rrugën dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ish-policit Santiago Malko, duke e lënë të vdekur në vend.

Atentati mafioz duket se ishte menduar në mënyrë profesionale, dhe gjurmët që lanë pas autorët janë minimale. Skema, pothuajse e njëjtë me vrasje të tjera të bujshme mafioze në vendin tonë. Një ndër to edhe ekzekutimi në Durrës i Edison Hazirajt, i konsideruar si “padrino” i Vlorës.

Së fundmi raportohet se hetuesit kanë gjetur dy, dhe jo një armë automatike kallashnikov, me të cilën u ekzekutua Malko. Në makinën e djegur të autorëve deri më tani nuk kanë rezultuar prova të forta si gjurmë gishtash apo materiale që mund të ndihmojnë për analiza të ADN-së.

Në dorë të hetuesve janë dy telefonat celularë të viktimës. Pajisjet po i nënshtrohen ekspertizës me shpresën se provat brenda tyre, si thirrje telefonike, fotografi apo mesazhe do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll