Hapësire reklamuese

Aktualitet

U qëllua me breshëri plumbash në Lezhë, 25 vjeçari 3 vite më parë shkaktoi aksident në Thumanë, u përplasën me makinë 4 shokë, vdiqën 2

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Vendi ku ndodhi aksidenti 3 vite me pare

Eduart Pica është 25 vjeçari ndaj të cilit mbrëmjen e djeshme është qëlluar me armë zjarri, teksa ai lëvizte me makinën e tij. Sipas Policisë, shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ishin të paqarta, dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Të shtënat ndaj 25 vjeçarit mund të lidhen me një ngjarje të 3 viteve më parë. Newsbomb.al mëson se Eduart Pica në 6 shtator 2017 Eduart Pica ka shkaktuar një aksident të rëndë në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, si pasojë e të cilit kanë vdekur 2 të rinj.

Si ka ndodhur ngjarja 3 vite më parë?

4 shokët Roland Kaçani (në atë kohë 28 vjeç), Altin Prendushi (në atë kohë 27 vjeç), Eduard Lamaj (në atë kohë 27 vjeç) dhe Bledar Dauti (në atë kohë 31 vjeç), kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre tip Volkswagen në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, kur janë fërkuar me një mjet tip Mercedes Benz.

Si pasojë e fërkimit me mjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shënjestra e të shtënave me armë mbrëmjen e djshme në Lezhë, Eduart Pica, mjeti ku udhëtonin 4 shokët është përplasur me trafikndarësen dhe ka përfunduar në kanal, shkruan newsbomb.al.

Fatkeqësisht, shoferi Roland Kaçani dhe pasagjeri që ishte ulur në vendin e parë, Altin Prendushi, ndërruan jetë në spital. Të plagosur rëndë mbetën dy shokët e tjerë, Eduart Lamaj dhe Bledar Dauti, por ata arritën të jetonin.

Dy ditë pas aksidentit të rëndë, Policia arrestoi Eduart Picën, në atë kohë 22 vjeç.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të mbijetuarit, të cilët kanë thënë se ishin takuar në Tiranë ku kishin darkuar të katërt si shokë dhe më pas ishin nisur drejt Lezhës, por udhëtimi i tyre përfundoi në tragjedi.

Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti 3 vite me pare

aksidentivendi_1504865312-8283644.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll