Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U qëllua me armë nga vëllai, ndërron jetë në spital Haziz Musai

Shkruar nga Newsbomb
U qëllua me armë nga vëllai, ndërron jetë në

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë këtë mengjes nga vëllai i tij në Lushnjë pas sherrit për pronën.

Ai u transportua në gjëndje të rëndë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Bëhet me dije se vëllezërit kanë debatuar për motive pronësie, debat që më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës. Në debat e sipër njëri nga vëllezërit ka qëlluar me armë zjarri të vëllanë. Ky i fundit i është kthyer duke e qëlluar me sëpatë.

Policia sqaron se rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit,” njoftoi më herët policia.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese