Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

‘U qëllua me 30 plumba’, zbardhen detaje të reja nga vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, ja çfarë u gjet në makinën e tij tip ‘BMW X5’

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d1538b04d2037c33e49959ff0b84a298

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, një muaj më parë.

Sipas hetimeve të policisë, për ngjarjen që ndodhi me 28 nëntor, zbulohet se në drejtim të Ridvan Ramazanit janë qëlluar 30 plumba automatiku.

Gjithashtu në makinën e tij tip “BMW X5” është gjetur edhe një radio policie.

Sipas dyshimeve të policisë, Ramazani ishte përgatitur për sulmin nga personat që ishin konfliktuar me djalin e tij.

Gazetari Elton Qyno raporton se në makinën e Ramazan Ridvanit është gjetur edhe një pistoletë me të cilën ai ka mundur që të qëllojë vetëm një herë.

Policia ka arrestuar Mikljor Gjokën, ndërsa dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj janë akoma në kërkim.

Kamerat e sigurisë së një karburanti kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe dëshmitarë kanë qenë edhe dy punonjësit e këtij biznesi.

Siç është parë në kamera, autori i vrasjes Duel Mehmedaj ka zbrazur të gjithë karikatorin drejt Ramazan Ridvanit dhe më pas i ka bërë me shenjë vëllait të tij Hydajetit që të largohet me makinë.

Ndërsa vetë Dueli është larguar në këmbë. Ai e ka qëlluar në dy pozicione Ridvanin, njëherë përpara makinës dhe më pas ka dalë nga mbrapa makinës duke e qëlluar me plumba pas kokës.

Më pas Duel Mehmedaj ka kërcënuar me vdekje dy punonjësit e karburantit në rast se tregonin në polici se kush ishin autorët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img