Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E diel, 26 Mars, 2023

U qëllua disa herë me thikë në takimin elektoral, vdes në spital deputeti britanik Sir David Amess

Lajme të ngjashëm

Deputeti britanik Sir David Amess, i cili u qëllua disa herë me thikë gjatë një takimi elekotral në qytetin e Leigh, ka ndërruar jetë. Politikani konservator është sulmuar nga një burrë që ka shkuar me vrap brenda Kishës ku Sir David Amess po mbante takimin.

69 vjeçari mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u dërgua në spital me helikopter ambulancë. Gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe mediat britanike tashmë kanë dhënë lajmin e vdekjes.

I martuar dhe baba i katër fëmijëve, i cili përfaqëson Southend West, Sir David Amess u sulmua pasi shkoi të takohej me banorët në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea. Autori hyri në kishë rreth orës 12 dhe e qëlloi me thikë.

Sir David ka qenë anëtar i parlamentit që nga viti 1983. Në mars, ai i bëri thirrje kryeministrit Boris Johnson që të angazhohej në zvogëlimin e krimit me thikë pasi zgjedhësi i tij Luke Bellfield, 18 vjeç, u godit me thikë për vdekje disa kilometra larg shtëpisë së tij.

“Një burrë u arrestua menjëherë dhe ne nuk po kërkojmë askënd tjetër”, ka thënë Policia britanike.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste Sir Keir Starmer shkroi në Twitter: “Një lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës. Duke menduar për Davidin, familjen e tij dhe stafin e tij.”

Më shumë