Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U qëllua 10 herë me thikë, shkrimtari Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

Shkruar nga Newsbomb
U qëllua 10 herë me thikë, shkrimtari Salman Rushdie del nga

Përmirësohet gjendja e shkrimtarit Salman Rushdie, i cili u qëllua 10 herë me thikë në skenën e një eventi në Nju Jork.

Mjekët bënë me dije për mediat në SHBA se autori i “Vargjeve Satanike” ka lënë intubimin dhe është në gjendje të flaësë.

Novelisti 75-vjeçar u qëllua 10 herë me thikë në sy, qafë dhe pjesën e barkut. Mjekët thanë se me gjasë ai do të humbasë njërin sy.

Autori i sulmit, 24-vjeçari Hadi Matar ka pretenduar pafajësinë para autoriteteve ligjzbatuese amerikane.

Qindra shkrimtarë në mbarë botën janë sensibilizuar me Rushdie, ndër ta edhe autorja e famshme e Harry Potter, JK Rowling, e cila u kërcënua në një postim në Twitter ku shprehte keqardhjen për atë që i ndodhi Rushdie. Një pakistanez i shkroi asaj në komente “ti do të jesh e radhës”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll