Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

U proceduan PENALISHT për informacion të rremë, flasin DY VAJZAT e Rifat Lalos: Kërkojmë dosjen e PLOTË të babait; Kanë edhe një mesazh për Ramën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, ka folur pasi u proceduan penalisht nga policia, me pretendimin se kishin përhapur informacion të rremë.

Në një intervistë për “News 24”, ato kanë treguar me detaje të gjithë kalvarin e dhimbjeve pas infektimit me Covid-19 të babait të tyre.

Motrat Adita dhe Ina lalo thanë se ekipi i parë nuk dispononte as oksimetër për t’i matur babait nivelin e oksigjenit në gjak.

“Erdhi grupi i urgjencës nuk kishte oksimetër na pyetën neve nëse kemi. Na thanë xhaxhi është top, mbajeni në shtëpi, merrni edhe oksigjen në shtëpi, thanë përdorni edhe Remdesivir. Pastaj mora edhe një ambulancë tjetër që e shoqëruan për të bërë analiza”,- tha Ina.

Motra tjetër Edita, tregon se e ka shoqëruar babain në autoambulancë derisa ka mbërritur para urgjencës së infektivit. Sipas saj, ka qenë ora 14.00 e mesditës së ditës së hënë dhe jo 16.30 si deklaron drejtoria e QSUT në deklaratën e shpërndarë për mediat. Vajza pohon se nga ora 2 deri në orën 5 të pasdites të të njëjtës ditë babai i saj ka qëndruar në autoambulancë.

“Kemi shkuar rreth orës 2 në spital, shikoja ambulancat që nuk lëviznin, por kishte shkuar ora 5, ka qëndruar rreth 3 orë duke pritur”, – tha Edita.

Më pas ato thonë se kanë nisur përplasjet me mjeken Migena Qato, pasi babai i tyre u lutej përmes telefonit që ta nxirrnin nga spitali, pasi e kishin lënë në të ftohtë.

Dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo i kërkojnë Spitalit Infektiv t’u dorëzojë dosjen e plotë me diagnozën dhe protokollin e trajtimit në spital të babait të tyre përfshirë diskun e skanerit.

“Kërkojmë dosjen komplet, jo epikrizën”,- thanë ato.

Adita dhe Ina Lalo kanë përgënjeshtruar edhe fjalët e kryeministrit Edi Rama duke argumentuar se denoncimi në media për gjithçka kanë përjetuar në derën e infektivit nuk ka asgjë politike dhe kërkojnë të dalë vetëm e vërteta.

“Nuk duam ta politizojmë, kërkojmë të vërtetën për të hequr brengën që ne kemi brenda vetes”,- thonë ato me lot në sy.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img