Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

U prishet hoteli te Gjiri i Manastirit, zbulohet INVESTITORI që do investojë me kompleksin luksoz të vilave, ka rënë dakord me pronarin e tokës (KONFLIKTI VËLLA E MOTËR)

Lajme të ngjashëm

Zbulohet investitori i Gjirit të Manastirit në Sarandë. Prej ditësh komuniteti në Sarandë zjen për prishjen e një godine hotel në Gjirin e Manastirit, ku poseduesit aktual Stavri dhe Anila Ballkoni pretendojnë se kanë 20 vjet që shfrytëzojnë pronën dhe akuzojnë për interesa mafioze për marrjen e pronës së tyre, raporton newsbomb.al.

Por, ndryshe nga sa pretendojnë dy poseduesit, pronari i truallit me letra është Fredi Kasemi, që në fakt, është vëllai i Anila Ballkonit. Kasemi, i cili ka dalë në media dhe me dokumente, ka lajmëruar të motrën ti lirojë pronën që e ka marrë në shfrytëzim për 18 vjet sepse kërkon ta zhvillojë atë.

Rezulton sipas dokumenteve, se Fredi Kasemi, ka lidhur marrëveshje me kompaninë e ndërtimit Albstar. Eshtë kompania që ka ndërtuar edhe Arenën Kombëtare në mes të Tiranës dhe pretendon zhvillimin e zonës me kompleks vilash luksoze.

Kasemi, si pronar i truallit, pretendon se planet dhe projektet i ka diskutuar edhe me të motrën që do të jetë pjestare te investimi i ri, por siç vërehet ditët e fundit, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë kompania Albstar, në marrëveshje me pronarin, ka miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit kompleksin e ri turistik, i cili pret të fillojë nga puna, pasi të lirohet objekti ekzistues.

Katër ditë më parë, dy poseduesit e hotelit në Gjirin e Manastirit deklaruan se kanë marrë njoftimin për prishje nga Inspektoriati I Rregullimit të Territorit, në kuadër të projektit “Bregdeti ynë” që ka nisur nga qeveria shqiptare për prishjen e objekteve pa leje.

Dhe në krah të kompanisë, por edhe zhvillimit të zonës, ka dalë edhe pronari Fredi Kasemi, që deklaron se Plazhi I Gjirit të Manastirit do të jetë model për zhvillimin e turizmit të zones, raporton newsbomb.al.

Lexo edhe: Hotelit të njohur në Sarandë i shkon letra për shembje, pronari: E kam ndërtuar para 20 vitesh

Më shumë