Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

U prezantua si “hoxhë” dhe do “t’i hiqte magjinë”, 37-vjeçari përdhunon 11-vjeçaren në Gostivar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 11 vjeçare. Kishte qenë nëna e së miturës e cila kishtë thirrur 37-vjeçarin i cili shtirej si hoxhë për të “shëruar” vajzën nga magjia e zezë. Personi në fjalë kishte kërkuar që të qëndronte vetëm me vajzën në një dhomë dhe dyshohet se kryer marrëdhënie seksuale me detyrim me të miturën. 

Ngjarja ka ndodhur në muajin Nëntor të këtij viti.  Sipas Prokurorisë së Gostivarit, kur nëna e ka thirrur për herë të tretë “hoxhën”, vajza i ka treguar nënës se çfarë ndodhi dhe më pas, rasti është denoncuar në polici, ndërkohë Proukuroria ka nisur një hetim për ngjarjen në fjalë.  

“I dyshuari i parë, 37 vjeçar, banues në Koçan, në dy raste më 23 dhe 24 nëntor në një banesë në Gostivar, ka kryer akt seksual ndaj një fëmije të lindur në vitin 2012. Nëna e fëmijës ka thirrur të dyshuarin, i cili është prezantuar si hoxhë, për ta “shëruar” fëmijën nga magjia e zezë. I dyshuari ka kërkuar të lihet vetëm me fëmijën viktimë në dhomë dhe e ka detyruar atë në akte seksuale. Viktima, nga frika nuk ika treguar asgjë nënës së saj. Por kur nëna ka dashur ta thërrasë për të tretën herë të dyshuarin më 5 dhjetor, vajza e shqetësuar ka treguar se çfarë po ndodh me të, pas së cilës ngjarja është denoncuar në polici”, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img