Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

U premtua 500-1000 euro por u dhanë nga 50 mijë lekë, Personeli i Urgjencës Lezhë refuzon shpërblimin: Le të shkojë për familjet në nevojë, nuk e ndërpresim punën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6236555831c5e573244e7757feac4223

Personeli i Urgjencës në Lezhë ka refuzuar shpërblimin që qeveria ka dhënë për muajin mars.

Edhe pse premtimi i kryeministrit ishte që mjekët dhe infermierët që ishin në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 do të përfitonin 1000 euro, ndërsa sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të merrnin 500 euro shpërblim mbi rrogën, ky premtim nuk është mbajtur.

Personeli i Urgjencës së Lezhës ka marrë vetëm 50 mijë lekë të vjetra shpërblim për muajin mars, të cilin e ka refuzuar.

Ata kanë thënë se ky shpërblim le të shkojë për familjet në nevojë, por s’mund ta fshehnin zhgënjimin që premtimi nuk ishte mbajtur.

Personeli i Urgjencës gjithashtu ka konfirmuar se do të vazhdojnë punën çdo ditë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, pavarësisht shpërblimeve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img