Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U prek nga Covid-19, flet për herë të parë Petrit Vasili: Në spital qëndrova 2-3 ditë, kisha temperaturë

Shkruar nga Newsbomb
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili kurohet nga koronavirusi. Ai ka thënë se ka kryer testin dhe ka rezultuar negativ.

Vasili tha në një intervistë në “Neës24” se problemet e vetme shëndetësore që iu shfaqën shte vetëm temperatura e lartë. I pyetur se përse shkoi në spital, ai tha se qëndroi vetëm 2-3 ditë për kryerjen e testeve dhe analizave.

“Kontaktet janë rastësore dhe të pamundura për t’u identifikuar sidomos me këtë sistem gjurmimi. Shfaqjet klinike janë gjithfarë. Unë pata disa probleme me temperaturën dhe kaq. Nuk kisha probleme me frymëmarrjen.

Kërkova të bëja tamponin, dhe mora përgjigjen përkatëse. Pastaj jam përpjekur të ndjek protokollin. Nisur edhe nga eksperienca personale. Pata nevojë për të bërë disa hospitalizime të tjera, analiza rutinë, asgjë të jashtëzakonshme. Në spital qëndrova vetëm 2-3 ditë, ajo rutina që bëhet. Trajtimin e kam bërë aty ku e gjeta të arsyeshme, nuk besoj se duhet ta ndaj me publikun nëse isha në privat apo shtet. Tamponin e kam kryer dhe jam negativizuar”, u shpreh Vasili.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll