Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

“U prehsh në paqe Tallman”, nga Mozzik te Majk, Vip-at shqiptarë të tronditur nga vrasja e Mehmet Qemës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin, ku Mehmet Qema humbi jetën nga arma e shokut të tij, Marjus Dema.

27-vjeçari Qema kishte miqësi me shumë personazhe të njohur të showbiz-it të cilët kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje të rëndë.

Qema i njohur me pseudonimin “Tallman” nga miqtë e tij, ishte i njohur me reperët Mozzik dhe Getinjo, reperen Baby G, Majk, moderatorin e njohur, Meriton Mjekiqi, Marinin etj.

Përmes disa postimeve në Instagram të shumtë kanë qenë ata personazhe të cilët shkruajnë se ende s’mund ta besojnë këtë tragjedi.

27-vjeçari Mehmet Qema u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema i cili u vetëdorëzua ditën e sotme në Polici.

Nga dëshmia e dhënë para uniformave blu, Dema ka treguar se armën e kishte gjetur vetë viktima dhe se e kishte çuar në tavolinën ku ishin të gjithë bashkë.

Dema është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia dhe se armën e kishte marrë për të luajtur dhe se po ua drejtonte shokëve me shaka, teksa shtoi se nuk e dinte që kishte plumba brenda.

Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.

Më shumë

spot_img
spot_img