Hapësire reklamuese

Aktualitet

U prangos nga “Metamorfoza, ish-boksieri Astmer Bilali i grupit të Bajrajve kërkon lirinë në Apelin e GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
U prangos nga “Metamorfoza, ish-boksieri Astmer Bilali i grupit të

Astmer Bilali, një nga 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza” që u zhvillua pak ditë më parë, ka apeluar ne GJKKO masën e sigurisë së arrestit me burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Theksjmë se gjatë operacionit i cili u shtri në disa qytete të vendit ku u arrestuan policë, biznesmenë dhe prokurorin e Kukësit, policia vuri në pranga dhe Astmer Bilalin,  ish-kampioni i boksit i arrestuar në të shkuarën si pjesë e “Bajrave” të Shkodrës.

Ai është me precedentë penalë të mëparshëm në Policinë e Shkodrës, si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Kush është Astmer Bilali?

Ai u arrestua në vitin 2018 si pjesë e grupit “Bajri”. Në 2020-n Bilali u dënua nga gjykata me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar. Ai akuzohej për armëmbajtje pa leje, ndërtim i paligjshëm dhe paracaktim i rezultateve sportive.

Astmer Bilali është në hasmëri me familjen Lici në Shkodër. Po ashtu ai u përmend nga Fahrije Alija, nëna e Endri Mustafës, ky i fundit i vrarë në Maj të 2021-t, si porositës dhe i implikuar drejtpërdrejtë në vrasjen e të birit.

Kujtojmë se babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, përkatësisht Astrit Bilali dhe Brahim Bilali, u vranë me armë zjarri në 2019-n. Babai i tij ishte një biznesmen i njohur në Shkodër i cili zotëronte një resort hipizmi në zonën e Livadheve. Astmer Bilali u lakua gjithashtu si i dyshuar edhe për vrasjen e Ismet Çekores, i ekzekutuar në Shkodër në vitin 2022.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese