Hapësire reklamuese

Aktualitet

U plagos nga shpërthimi i granatës teksa punonte tokën, flet 45-vjeçari, si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Newsbomb
U plagos nga shpërthimi i granatës teksa punonte tokën, flet

Një ngjarje e rënë u regjistrua ditën e sotme në një fshat të Prrenjasit, ku 3 persona mbetën të plagosur nga një granatë e vjetër, teksa punonin tokën.

Një prej tyre, 45-vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi, ka folur për ngjarjen nga spitali dhe ka thënë se “nuk e mori vesh” se si plasi granata

Elezi tha ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja. Më tej ai shtoi se nuk e mbante mend nëse e kishte punuar më parë atë pjesë të tokës.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese