40-vjeçari shqiptar Arjan Çekani nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas një aksidenti që pësoi në punë disa ditë më parë nën Itali.
Mediat italiane raportojnë se emigranti shqiptar ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e djeshëm ku qendronte prej ditësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Bergamo, Itali. Çekani u plagosur nga një hekur në kohën teksa punonte në ndërmarrje. Ai u dërgua me urgjencë në spital, iu nënshtrua edhe një operacioni, por pa sukses, pas 5 ditësh ai ka humbur jetën. 40-vjeçari kishte emigruar 20 vite më parë në Itali, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.