Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

U plagos në Kuçovë, Admir Bejo një emër i njohur për policinë, si në 2017 tentoi të vrasë dy vëllezërit për një vajzë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Admir Bejo i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Kuçovë rezulton të jetë një emër jo i panjohur për policinë.

Ai është një person me precedentë të mëparshëm penal, ndërkohë së bashku me vëllain e tij, Ilija Bejon, në 2017 kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Ata i qëlluan me 8 plumba.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 te mëngjesit, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N.

Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit. Një nga pistat e hetimit mendohet të jenë konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.

Bejo u gjet i shtrirë në rrugë, ndërkohë që rrethanat e plagosjes nuk dihen ende. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img