Familja e 52-vjeçares italiane e cila u plagos nga një plumb qorr natën e Vitit të Ri kërkon ndihmë për transferimin e saj në Itali për një mjekim më të specializuar.
Avokati i saj, Vito Leonardo Candeloro, ka nisur një apel për autoritetet shqiptare për të lehtësuar transferimin e shptejtë nga Tirana në Pulia.
Sipas medias italiane 52-vjeçarja nga provinca e Barit ka mbetur e plagosur në mushkëri nga një plumb endacak natën e Vitit të Ri teksa po ecte në Tiranë.
Fatmirësisht ajo nuk është në rrezik për jetën dhe ndodhet në spitalin në Tiranë, por avokati i 52-vjeçares, Vito Leonardo Candeloro ka deklaruar se mjekët kanë thënë se është i nevojshëm një operacion, ku pritet të bëhet në Itali.
“Në fillim na thanë se plaga duhej të kullonte dhe duheshin 4-5 ditë më pas nuk e dinin nëse plumbi mund të mbetej aty dhe të shërohej.
Tani ne ende po përpiqemi të organizojmë transportin me ambulancë: koston, e cila do të arrinte në 15 mijë euro, ishte paguar nga zonja dhe tani familja po lëviz për të kuptuar se në cilën kompani do ta transportonte. Për momentin vështirësia kryesore është marrja e miratimit nga mjekët për transferimin”, deklaroi avokati.
LEXO EDHE: E plagosi plumbi qorr në Tiranë, mediat italiane: Nuk i japin leje të vijë këtu