Hapësire reklamuese

Showbiz

U plagos me armë tek “Komuna e Parisit”, Redi Balla shok me Kozakun dhe këngëtarin Marin

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur 22-vjeçari Redi Balla,

Balla u qëllua me armë teksa ishte në makinë, ku mori disa plumba në këmbë, ndërsa mbeten mister shkaqet dhe autorët.

Mësohet se 22-vjeçari është mik me Kozakun, i cili pak ditë më parë u rrëmbye nga disa persona. Redi gjithashtu është shok i këngëtarit të njohur Marin.

Policia sakaq po punon për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, si dhe për shkaqet e ngjarjes. 22-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën, ndërsa burime për media bëjnë me dije se ai konsiderohet si “problematic” nga autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu