Hapësire reklamuese

Aktualitet

U qëllua me 4 plumba, kush është 35-vjeçari problematik në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 35-vjeçarit Alted Jolldashi pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Policia e Pogradecit dha informacionet e para ku ka theksuar se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit. Gjithashtu është identifikuar autori Deist Meko dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Pogradecit për kapjen e tij.

Mësohet se Deist Meko e ka ndjekur për disa minuta në këmbë 35-vjeçarin Alted Jolldashi, me armë në dorë me qëllim për ta vrarë atë, ndërsa ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Kjo mbështetet edhe mbi gjurmët e gjakut që ndodhen në rrugë. Ndaj Olldashit është qëlluar katër herë, ndërsa mësohet se plumbat e kanë kapur atë në kokë, dorë dhe bark.

Alted Jolldashi është një emër i njohur për policinë e Pogradecit pasi rezulton me precedent penal dhe i përfshirë në ngajrje kriminale dhe më herët.

Sipas burimeve nga policia, Jolldashi më herët është dhunuar dhe ka përfunduar në spital, por në atë kohë nuk ka denoncuar njeri pasi tha se nuk dyshonte tek asnjë. Mësohet se edhe autori është me precedentë të mëparshëm penalë, për plagosje.

Njoftimi i policië:

Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit “, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lexo edhe: Plagosje me armë zjarri në Pogradec, pika kontrolli për kapjen e autorit (EMRAT)

 

Pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja

Pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja/Pogradec

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese