Hapësire reklamuese

Aktualitet

U plagos gjatë shpërthimit, momenti kur deputeti Bujar Çela mbërrin te Trauma

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur pasditen e kësaj të premte si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në kapanonin në Lushnjë, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Çela ka marrë plagë të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjës, i cili është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela.

Momenti kur deputeti ka mberritur te spitali i Traumes Momenti kur deputeti ka mberritur te spitali i Traumes

Dyshohet se gjatë punës, shtetasi Roland Hoxha, ose i njohur ndryshe si Landi Verçani, pasi kishtedy emra, teksa po drejtonte vinçin aksidentalisht preku linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ndodhi dhe shpërthimi i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën vinçieri dhe djali i tij 20-vjeçar Elidon Verçani (Hoxha), ndërkohë kanë mbetur të plagosur 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist.

Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes babë e bir, Roland dhe Elidon Verçani ndodheshin së bashku brenda në vinç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese