Hapësire reklamuese

Politikë

U përzunë nga selia e PD-së, Evi Kokalari i kthehet Bashës: Do të marrësh një përgjigje të merituar dhe agresive!

Shkruar nga Newsbomb
U përzunë nga selia e PD-së, Evi Kokalari i kthehet Bashës:

Aktivistja Evi Kokalari i ka bërë thirrje kreut të PD-së Lulzim Basha që të marrë përgjegjësi për dhunën verbale dhe fizike, që ajo pretendon se është ushtruar sot ndaj saj në selinë blu.

Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se dy gra u munduan që të intimidonin me sharje vullgare dhe dhunë fizike gratë e tjera në ndërtesën e PD-së. Ajo i drejtohet kryedemokratit duke thënë se herës tjetër do të marrë përgjigjen e merituar dhe agresive.

Postimi i Evi Kokalarit:

Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PDsë sot.

Dy gra, që ishin komplet jashtë kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vullgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk morri mundimin ta ndaloj për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha ishte pjesë e këtij vullgariteti.

Basha duhet të kuptoj që unë do vi sa herë kam takim në seli, sepse jam e mandatuar nga 4446 delegatë të Partisë Demokratike.

Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vullgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi llogjikën ndaj meje, dmth shkarkimi nga detyra dhe dosja e Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë në jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.