Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

U ‘përzu’ nga Basha, ish-kryedemokrati i Vlorës fiton konkursin e rëndësishëm, PS anulon vendimin: Nga përplasjet me Ristanin e Berishën, si përfundoi në ‘krahët’ e LSI

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

22eaffd84303650e65fd1d72664be783

Ish kreu i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj është shpallur fitues për postin e doganierit në zyrën doganore të terminalit bregdetar në Vlorë.

Për disa vite Meminaj nga kryetar i PD në Vlorë dhe i disa funksioneve të tjera në këtë parti, përfundoi fillimisht tek LSI e tashmë fitoi një post të rëndësishëm në PS, sipas vendimit të shpallur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë e Drejtoria e Përgjithshme të Doganave.

Ndonëse është shpallur fitues në këtë post nga konkursi, Meminaj në një lidhje telefonike për newsbomb, ka bërë me dije se ai nuk është emëruar në këtë post, pasi sipas tij janë ngritur strukturat e PS dhe kanë anuluar vendimin, për arsye të paqarta.

Mirëpo kujtojmë se angazhimi i Moisi Meminaj në politikë është i hershëm, dhe jo të rralla kanë qenë përplasjet e tij me PD, të cilat u bënë dhe shkak për ta larguar e më pas për të gjetur mbështetje tek kundërshtarët në pamundësi të tjera, shkruan newsbomb.

Moisi Meminaj nuk është një emër i panohur në PD-në e Vlorës. Meminaj ka qene në krye të PD në Vlorë dhe u “përzu” nga detyra, pra u pezullua pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit në 2015-ën dhe pas përplasjeve të vazhdueshme me Arben Ristanin. 

Këto përplasje kanë ardhur për shkak se Meminaj ka akuzuar Arben Ristanin se me pasivitetin e tij gjatë fushatës zgjedhore, i solli PD-së humbje të thellë në të gjithë qarkun e Vlorës. 

Kësisoj në qershor të 2017, disa kohë pasi u përzu nga PD, ai iu bashkua LSI. Ai e pranoi vetë se ëshë anëtarësuar tek LSI, duke u shprehur se ka qenë një vendim i vështirë për të, pasi ka sakrifikuar vite për PD e Vlorës.

“Por lënia pas dore dhe duke mos pasur asnjë përkrahje, duke më larguar nga PD që para një viti, jam detyruar të shkoj tek LSI, ku kam marrë dhe mbështetjen e Ilir Metës”, ka thënë ai pas këtij vendimi.

Lidhur me largimin nga posti si kryetar i PD në Vlorë, nuk ka pasur një arsye të qartë.

Në kohën kur u shkarkua ai u shpreh se vendimi i Lulzim Bashës për të bërë zgjedhje, binte në kundërshtim me statutin e Partisë Demokratike, dhe se nuk i di motivet e shkarkimit të tij. 

“Në 2 vjet kam kontribuar në 108 aksione politike dhe protesta. Është bërë një peticion me qindra firma kundër shkarkimit tim. Vendimin për shkarkimin ta marrë Kuvendi i PD, pasi nuk mund të më shkarkojë Kryesia e PD. Basha duhet të rishikojë vendimin e Kryesisë. Ka 3 muaj që kërkoj mbledhjen e Kuvendit të PD-së. Nuk kam marrë vesh motivacionin e shkarkimit”, ka thene Meminaj pas shkarkimit.

Meminaj ka një historik të gjatë në PD. Ai ka kandiduar për deputet në Vlorë në 2013. Jo vetëm kaq por ai, ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në 2005 në zonën Novoselë- Trevëllazër, dhe më pas në detyra të tjera administrative.

Meminaj ka qenë një prej emrave që i është ofruar PD në vitin 2005, por që lufta e klaneve e la jashtë karrierës. I zhgënjyer nga sjellja e PD ndaj tij, ai kandidoi si i pavarur kundër PD në zgjedhjet lokale në Novoselë në 2013.

Meminaj është një intelektual i formuar, jashtë klaneve të PD dhe është ndër të paktët që ka refuzuar dhe kundërshtuar njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha kur ka ardhur puna tek debati politik për cilësinë e kandidatëve.

jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img