Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

U përplasën nga makina në vijat e bardha, dalin pas një muaji nga spitali Arjan dhe Vilma Konomi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas një muaji të shtruar në spital, Arjan dhe Vilma Konomi kanë dalë nga spitali. Arjan dhe Vilma Konomi mbetën të plagosur më 8 maj, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në hyrje të “Rrugës së Kavajës”.

Çifti, ishte duke kaluar në vijat e bardha bashkë me djalin e mitur tre muajsh. Semafori ishte jeshil për ta dhe i kuq për mjetet, por aty kaloi me shpejtësi “skëterrë” një Mercedes luksoz me të cilin udhëtonte Ajas (Ilir) Sulejmani.

albsig

Mercedesi G Class u fut me semafor të kuq dhe përplasi çiftin me fëmijën e tyre. Fatmirësisht vogëlushi nuk mori lëndime, ndërsa dy prindërit morën plagë të rënda.

Shoferi, i cili udhëtonte dhe pa patentë, braktisi mjetin dhe u largua përmes blloqeve të pallateve në zonën e njohur në kryeqytet si “Pallatet e Delijorgjit”, por më pas u arrestua.

Kush është shoferi, Ajas Sulejmani

39 vjeçari rezulton në kërkim nga autoritetet DuPage County e SHBA për posedim kanabisi dhe trafikim të lëndëve narkotike. Raportimet nga Ilinoisi, Amerikë bëjnë me dije se ai shpërndante hashash në doza të vogla, nga 2 deri në 5 kg. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img