Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

U përplasën nga “G Classi”, dalin EMRAT e çiftit që po kalonte vijat e bardha me djalin 3 muajsh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arjan dhe Vilma Konomi kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në hyrje të “Rrugës së Kavajës”, raporton newsbomb.al.

Çifti, i cili tani ndodhet në spitalin e Traumës, ishte duke kaluar vijat e bardha bashkë me djalin e mitur tre muajsh. Semafori ishte jeshil për ta dhe i kuq për mjetet, por aty kaloi me shpejtësi “skëterrë” një Mercedes luksoz me të cilin udhëtonte Ajas (Ilir) Sulejmani.

albsig

Mercedesi G Class u fut me semafor të kuq dhe përplasi çiftin me fëmijën e tyre. Fatmirësisht vogëlushi raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dy prindërit Arjan dhe Vilma Konomi janë më rëndë, por dhe ata në gjendje të stabilizuar.

Shoferi, i cili udhëtonte dhe pa patentë, braktisi mjetin dhe u largua përmes blloqeve të pallateve në zonën e njohur në kryeqytet si “Pallatet e Delijorgjit”. Shërbimet e Policisë u vunë menjëherë në ndjekje të tij, ndërsa në vendngjarje prangosën kushëririn e shoferit.

Kush është shoferi, Ajas Sulejmani

39 vjeçari rezulton në kërkim nga autoritetet DuPage County e SHBA për posedim kanabisi dhe trafikim të lëndëve narkotike. Raportimet nga Ilinoisi, Amerikë bëjnë me dije se ai shpërndante hashash në doza të vogla, nga 2 deri në 5 kg.  

 “Sulejmani është 81 kg, me flokë kafe dhe sy kafe. Data e lindjes së tij është 28 tetor 1983”, thuhet në skedën e tij të publikuar nga Sherifi i DuPage County, John Zaruba. Artikulli është publikuar në 23 dhjetor 2014, kur Ajas (alias Ilir) Sulejmani ishte 31 vjeç, përcjell newsbomb.al.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img