Hapësire reklamuese

Showbiz

U përplasën me avion, vdesin 4 breza të familjes biznesmene

Shkruar nga Newsbomb

Hetuesit kanë mbërritur në vendin ku u rrëzua avioni në Dakotën e Jugut dhe mbetën të vdekur 9 anëtarë të një familje biznesmene.

Katër breza të familjes Hansen po ktheheshin në shtëpi në Idaho Falls pasi një udhëtimi vjetor gjuetie kur u aksidentuan.

Avioni i tyre u rrëzua menjëherë pas ngritjes, rreth orës lokale 12:30 të shtunën në Chamberlain.

Vetëm tre anëtarë të familjes i mbijetuan aksidentit ajror.

Mes të vdekurve ishin Jim Hansen Sr si edhe dy djemtë e tij Kirk dhe Jim Jr, që themeluan dhe drejtuan kompaninë e naftës Conrad & Bischoff si edhe kompaninë Kyani, me produkte për lëkurën.

Dy djemtë e Kirk Hansen gjithashtu vdiqën në aksident, së bashku me dy dhëndrat e tij.

Viktimat e tjera ishin djali i Jim Jr dhe një prej nipërve të tij.

Të gjithë ata po udhëtonin me një avion Pilatus PC-12 me një motor të vetëm, i cili nuk ka regjistrues të të dhënave me zë.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por moti i keq mendohet se është një nga faktorët e mundshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll