Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

U përplas nga shqiptari në Selanik, ndërron jetë 21-vjeçarja, familja dhuron organet e saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë u shënua në Greqi pak ditë më parë, ku një shqiptar përplasi me makinë një 21 vjeçare greke dhe u largua nga vendngjarja.

Pas disa ditëve luftë, 21-vjeçarja nuk e ka dalë të fitojë betejën me jetën duke mbyllur sot syutë përgjithmonë.

Ndërkohë familja e 21-vjeçares së ndjerë vendosi të procedonte me një akt të madh humanizmi dhe dashurie. Ata vendosën që të dhurojnë organet e vajzës për t’u ofruar jetë njerëzve të tjerë në nevojë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi në Selanik, ku 26-vjeçari përplasi të renë dhe më pas u largua nga vendngjarja. Shqiptari me precedent të mëparshëm u dorëzua vetë në polici, duke thënë se u largua nga vendngjarja pasi është pa letra dhe se kishte frikë. Madje ai tha se përplasi të renë, pasi ajo kishte dalë papritur në rrugë.

Shqiptari ndodhet në burg dhe pritet të merret vendi për të.

Më shumë


spot_img









spot_img