Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

U përplas nga makina dhe mbeti në karrocë, familjarët e 52-vjeçarit me sindromën Down apelojnë: Nuk merr as kemp, gruaja la punën…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 52-vjeçar me sindromën Down ka mbetur i paralizuar, pasi u përplas nga makina në janar të vitit të kaluar.

E gjendur përballë këtyre vështirësive familja apelon për ndihmë, pasi kryefamiljari nuk mundet të punojë për të siguruar të ardhura për familjen, përkundrazi ai ka nevojë për ndihmë sociale mha shteti.

Sipas vëllait të tij, Rifati e bënte atë rrugë çdo ditë dhe e njihte shumë mirë.

“Është një rrugë që e bënte çdo ditë, pavarësisht se është me sindromën Down, nuk  ishte në gjendje të rëndë, merrte bukën te dyqani i lagjes. Ka qenë rrugë e drejtë, jo në kthesë”.

I vëllai  thotë, se edhe pse ka kaluar një vit, Rifati nuk ka marrë asnjë kemp. “Tani as nuk flet, as nuk ecën, e lëvizim me karrocë. Gruaja ka lënë punën që të kujdeset për të. Kërkojmë statusin e tetrapelgjikut, të marrë”.

Ndërsa, sipas ekspertit rrugor Gëzim Hoxhës, 52-vjeçari “duhet të marrë dëmshpërblim sepse i takon”, tha Hoxha në “Shqipëria Live”.

Më shumë

spot_img
spot_img