Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U përplas nga kamioni, 50-vjeçarja ndërron jetë te spitali i Traumës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
U përplas nga kamioni, 50-vjeçarja ndërron jetë te spitali

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Milot-Rrëshën ku një 50-vjeçare u përplas nga një kamion i cili drejtohej nga shtetasi S.L 39-vjeç.

Menjëherë 50-vjeçarja e identifikuar si Delina Cera u dërgua në spitalin e Trumës, por fatkeqësisht mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen,  në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz,  Tiranë  ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll