Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb
U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar edhe vdekjen. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, në Fier.

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidenti,"njoftoi policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese