Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U përplas nga "Benz-i", ndërron jetë në spitalin e Lushnjës drejtuesi i motorit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
U përplas nga "Benz-i", ndërron jetë në spitalin e

Ka ndërruar jetë në spital shtetasi Konstandin Sylari, i cili u plagos gjatë aksidentit të sotëm në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes, në Lushnjë.  

Një mjet tip "Benz" ka përplasur një motorin që drejtohej nga 67 vjeçari Sylari i cili mori dëmtime të rënda.

Ndonëse ai u dërgua menjëherë në spital, nuk arriti dot t’u mbijetojë palgëve të marra.

Lushnjë Informacion paraprak:

Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll