Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
26 %
2.1kmh
0 %
Mër
2 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

U përplas nga “Audi” teksa po kalonte rrugën, ndërron jetë në spital 62-vjeçari, pranga shoferit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë në spital pasditen e sotme 62-vjeçari që u aksidentua po sot në Xhafzotaj.

62-vjeçari me inicialet  D.Gj., ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë në aksin Shijak-Xhafzotaj.

Megjithëse i plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, nuk ka mundur dot që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

Më shumë


spot_img









spot_img