Hapësire reklamuese

Bota

U përplas me naftëmbajtësen, fundoset superjahti 51 milion dollarësh i biznesmenit të njohur

Shkruar nga Newsbomb

Një superjaht me vlerë 51 milion dollarëshe është fundosur në Bahamas, pasi u përplas me një naftëmbajtëse.

Anija 63 metra e quajtur Utopia IV, pësoi dëmtime të rënda dhe u fundos në një thellësi prej rreth 600 metrash.

Jahti ishte në pronësi të biznesmenit amerikan JR Ridinger, shef ekzekutiv i shop.com dhe MarketAmerica.

Është e paqartë nëse biznesmeni ishte në bord gjatë kohës së përplasjes, por mediat e huaja raportojnë se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Stafi i jahtit mundi të largohej në kohë me varkën e shpëtimit.

https://youtu.be/kd_F1V6Y7_c

Sondazh

Poll