Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përplas me murin në Kashar, humbën jetën dy vëllezërit dhe kushëriri i tij; Gjykata lë në burg shoferin 29 vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Nga vendngjarja: Muri ku u perplas makina e viktimave

Gjykata e Tiranës lë në burg Zija Muratin, 29 vjeçarin që më datë 5 mars drejtonte mjetin tip “Opel” dhe u përplas me një mur në Kodër Kashar. Si pasojë, humbën jetën tre kushërinjt e tij, Ismail Sula dhe Belul Sula (vëllezër) dhe Dashamir Dema.

Vetë Zija Murati mbeti i plagosur nga përplasja e fortë por arriti të shpëtonte. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe u arrestua po aty në kushtet e flagrancës. Si shkak paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit me të cilin ata udhëtonin.

Gjykata ka dhënë sot ndaj 29 vjeçarit masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa pritet që Prokuroria në ditët në vazhdim të marrë në dorë akt-ekspertimin dhe analizat e të riut, për të parë nëse ai ka qenë nën efektin e alkoolit momentin e ngjarjes, apo jo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu