Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U “përplas” me homologun grek gjatë vizitës në Athinë, ministri turk harron sherrin, përqafohet me Dendias dhe darkojnë në Akropoli

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nisi me tensione vizita e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu në Greqi. Ndalesa e parë sot e shefit të diplomacisë turke ishte në Komotini, pjesë e Trakisë ku qëndroi rreth 5 orë. Pas disa vizitave ai mbolli dhe një pemë në shenjë simbolike për marrëdhëniet e frytshme mes dy vendeve.

Ministri bëri një postim në Twitter duke shkruar se “Puna e myftinisë kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në ruajtjen dhe forcimin e unitetit dhe solidaritetit të pakicës turke”.

Kjo nuk i pëlqeu Athinës zyrtare që reagoi përmes ministrisë së Jashtme duke theksuar që “Greqia mbetet e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut dhe se zbaton plotësisht detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Lozanës, i cili në mënyrë të qartë i referohet pakicës myslimane në Traki. Pakica myslimane në Traki ka rreth 120,000 banorë grekë. Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar këtë realitet, si dhe pretendimet e mos-mbrojtjes së të drejtave të tyre, ose të diskriminimit të pretenduar, janë të pabazuara”.

Mirëpo shumë shpejt këto zënka janë harruar dhe ministrat e jashtëm të Greqisë e Turqisë janë përqafuar në Athinë, ku është kapur një foto nga mediat greke. Ato mësojnë se dy ministrat përqafohen teksa mësohet se sot darkojnë nën shkëmbinjtë e Akropolit dhe nesër do të bëjnë më pas takimin zyrtar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img