Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

U përleshën me nostalgjikët e Enverit te Varrezat e Dëshmorëve, reagon kreu i FRPD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një përplasje mes mbështetësve të PD dhe nostalgjikëve të diktatorit Enver Hoxha ndodhi sot te Varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

Nostalgjikët e diktatorit kanë bërë homazhe me foto të Enver Hoxhës në duar. Ndërsa, kjo ka tensionuar mbështetësit e PD, të cilët kanë reaguar duke goditur me shkopinj për t’u hequr simpatizantëve fotot e diktatorit.

Sakaq, pas këtij incidenti ka reaguar kreu i FRPD Belind Këlliçi i cili thotë se kudo ku është Rama janë edhe fotot e diktatorit.

“Ylli komunist në xhaketën e Ramës është provokimi që i bëhet shqiptarëve, ësht ëzemra dhe kurajo që u jepet komunistëve, të cilet sot bashkë me Ramën u shfaqën serish”, thotë në reagimin e tij kreu i Forumit Rinor të PD.

REAGIMI I PLOTË:

Ky vend ka shprese e shpresa e saj eshte rinia dhe demokratet qe sot ndaluan nderimin e diktatorit me mizor, Enver Hoxhes. Qe prej dites se pare ne pushtet Edi Rama ka rikthyer ne shume forma dhe menyra simbolet e komunizmit. Kudo ku eshte Rama jane fotot e diktatorit me gjakatar te Europes. Ylli komunist ne xhaketen e Rames eshte provokimi qe i behet shqiptareve, eshte zemra dhe kurajo qe u jepet komunisteve, te cilet sot bashke me Ramen u shfaqen serisht.

Ky turp per vendin nuk mund te kalonte pa reagimin e atyre qe Enver Hoxha burgosi e dhunoi gjate regjimit te tij pothuaj 50 vjecar. Pa larguar Edi Ramen nuk do te kete paqe ne kete vend. Pa larguar Edi Ramen nuk do te kete zhvillim dhe integrim. Me Edi Ramen lulzon vec droga e krimi dhe po rikthehen diktatura dhe mbetjetjet me te urryera te saj.

Per sa kohe nuk do te denohen krimet e komunizmit dhe figura e urryer e Enver Hoxhes, shoqeria shqiptare nuk ka per te gjetur asnjehere paqe. Krenar per te rinjte antikomuniste te FRPD

Më shumë




spot_img








spot_img