Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

U përlesh me policët, ish-kryetari i Këshillit të PD flet nga arratia dhe hedh akuza ndaj Safet Gjicit, Uruçi: Efektivët u rrëzuan vetë, ja si qëndron e vërteta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

059c579e2f441dcb22917afe1abbd6e9

Ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Uruçi u përplas ditën e sotme me policinë, duke lënë disa të plagosur.

Ai ka dhënë një intervistë për ABC News, ku ka dhënë edhe versionin e tij të ngjarjes.

Sipas tij, policët u rrëzuan vetë, ndërsa akuzat i cilëson politike dhe burimin e tyre e gjen te kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Intervista e Abedin Oruçit:

Si është e vërteta sipas jush për ngjarjen e ndodhur në Kukës?

Nuk ka pasur fare përplasje.

Por si ndodhi ngjarja?

Unë jam që 20 vite i zgjedhur, 4 mandate si kryetar komune dhe së fundmi kryetar qarku. Aktualisht jam anëtar i këshillit bashkiak. Kjo ka ardhur vetëm si arsye se jam zë ndryshe në Këshillin Bashkiak, kjo ka ardhur për “Skënderbeun”, Safetin, që ka privatizuar Kukësin dhe prokuroren e Kukësit, Rita Gjati. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje deri në momentin që flasim bashkë.

Nuk kam bërë asnjë debat me policinë. Unë u kam thënë do të vij në polici por jo në prokurorinë e Kukësit me këtë prokurore, pasi kjo është prokuroja më e korruptuar në Shqipëri, bashkë me kryetarin e bashkisë.

Sot si ka qenë puna?

Unë isha në kafe. I kam thënë policisë që nuk vij sa të jetë kjo prokurore dhe ky kryetar bashkie. Më çoi ku të doni në një prokurori tjetër se nuk kam bërë asnjë shkelje.

Po përleshja, 5 efektivë të plagosur…

Absolutisht, jo, jo. Janë rrëzuar vetë.

Si janë rrëzuar vetë?

Janë edhe kamerat, janë rrëzuar në momentin që unë ika dhe ata po më ndiqnin. Kjo është e vërteta.

Po pistoleta pa leje?

Armën e kam me leje. Arma ishte në zyrë, gjatë kontrollit policia e ka gjetur. Armën e kam pasur me leje, do ta kisha dorëzuar se nuk kam pasur si ta dorëzoj se isha në kërkim.

A do të dorëzoheni?

Unë jam gati me u dorëzuar në cdo prokurori, por jo të Kukësit, se është e korruptuar. Unë nuk kam asnjë problem, nuk kam bërë asnjë lloj shkelje. Akuzat janë politike, pasi kam qenë kandidat edhe për kryetar bashkie.

Më shumë

spot_img
spot_img