Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

U “përjashtuan” nga ceremonia në Vlorë, reagon Bujar Leskaj në emër të deputetëve të PD: Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, besoj se ishte një defekt teknik i mazhorancës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe disa politikanë të tjerë kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Ndërkohë, deputeti Bujar Leskaj ka reaguar pasi deputetët e PD nuk janë ftuar në këtë ceremoni. Ai thotë se politika nuk duhet të jetë e ndarë por e bashkuar, teksa e cilëson mungesën e ftesës për deputetët e PD si një “defekt teknik” të mazhorancës.

“28 nëntori është dita e kombit, është dita e të gjithëve, është themeli i shtetit shqiptar ku të gjithë ne pa dallim bindje apo ndasi politike apo fetare përulemi me respekt para varrit të atit të kombit, Ismail Qemalit dhe gjithë shtetarëve që themeluan dhe konsoliduan ndër vite shtetin shqiptar. Kjo datë natyrisht festohet kudo ku ka shqiptarë, në Mitrovic, në Prizren, në Shkodër, në Korcë, në Sarandë, në Tiranë dhe kudo.

Por lezetin kjo festë e ka në Vlorë, të përulemi përpara varrit, tek monumenti i Pavarësisë tek ky qytet që i dha shtetit shqiptar themeluesin e tij. Kur do të bashkohet politika që më 28 nëntor të jeni bashkë? Në 28 nëntor ne të gjithë jemi bashkë pasi është respekti homazhi ynë për atin e kombit, Ismail Qemalin. Sot duhet të ishte defekt teknik që përfaqësues të qeverisë nuk kanë lajmëruar deputetët e opozitës apo drejtues të PD megjithatë le ta konsiderojmë si defekt teknik pasi në më 28 nëntor jemi gjithë bashkë pasi jemi të gjithë shqiptarë”, tha Leskaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img