Hapësire reklamuese

Politikë

U përjashtua nga PD se nuk iu bind Bashës, reagon Myslym Murrizi: Nuk jam dele, si shkarkimet e Kadri Hazbiut se u prisha punë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti Myslym Murrizi ka reaguar për herët të parë për përjashtimin e tij nga Parita Demokratike dhe nga çdo funksion brenda saj.

I ftuar në RepolitiX, Murrizi ka thënë se vendimin e priste, ndërsa ka shtuar se shkarkimi i tij është njëlloj si shkarkimet e Kadri Hazbiut, sepse i prishi punë partisë.

'Ishte vendim i pritur, jo surprizë. Bijtë e këtyre që më kanë bërë biografinë nuk mund ta pranonin që të isha deputet. Ajo që më habit, demokratët prisnin që Kryesia dhe Këshilli, u nisën për të  rrëzuar Ramën dhe jo për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të kisha ikur vetë. Pasi nuk ka asnjë gjë nga kjo parti, janë njëlloj si shkarkimet e Kadri Hasbiut, etj. Mendojnë të shkarkojnë ata që u prishin punë. Nuk besoj se është vendim individual i Bashës, por i Kryesisë. Herën e parë jam përjashtuar në 2003 nga PD-ja. Unë nuk bëhem dele', është shprehur Myslym Murrizi.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.