Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

U përjashtua dy herë/ KED përfundon procedurat për Zhaklina Peton, njofton tërheqjen e saj nga gara për Kushtetuesen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

67a7ad603a01a5565f8392edb330e45e

Gjyqtarja Zhaklina Peto është skualifikuar dy herë nga KED për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Zhaklina Peto u rikthye në garë nga Gjykata Administrative e Apelit ku e kishte ankimuar vendimin e KED që e skualifikonte nga gara.

Ndërkohë sot u mblodh KED për shqyrtimin e procedurave të verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, Zhaklina Peto, e cila është tërhequr nga gara. Në rendin e ditës ka qenë parashikuar dhe vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 21.12.2020 dhe u mbyll me Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës.

Screenshot_5.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img