Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

U përgjua në telefon prej një viti, karabinierët arrestojnë trafikantin shqiptar në Durrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3a42b371b58d15e97dbbcb5e9478f546

Policia e Tenenza di Falconara ka shkuar deri në Durrës, pasi mori leje nga autoritetet vendore, për të kapur një të dënuar 34-vjeçar shqiptar, i cili ishte vënë nën përgjim që përpara një viti në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

34 vjeçari shqiptar i kërkuar nga policia italiane, rezulton të jetë edhe vëllai i dy trafikantëve të tjerë shqiptarë.

Operacioni policor Italian, i udhëhequr nga komandant Michele Ognissanti ka deklaruar se shtetasi i arrestuar ishte nën hetim që në dhjetor të vitit 2018 si pjesë e hetimit ‘8 nën çati’.

Shtetasi shqiptar i arrestuar nga karabinierët kishte qenë banor i Falconaras për disa vjet, ku në të cilën ai ka qenë aktiv në tregun e lëndëve narkotike edhe si shpërndarës.

Gjatë vitit 2018 bëhet me dije se karabinierët kishin përgjuar në komunikimet e tij 34 vjeçarin shqiptar.

Pas përgjimeve intensive, karabinierët e Falconaras, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, arriti që të vendoste nën pranga 34 vjeçarin i cili ishte në kërkim. Ai u arrestua në shtëpinë e tij në Durrës, ku jetonte bashkë me 2 vajzat e vogla.

Më shumë

spot_img
spot_img