Hapësire reklamuese

Politikë

U përfshi në videoskandalin me Gjicin, Alma Kaçi shkon sërish në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
U përfshi në videoskandalin me Gjicin, Alma Kaçi shkon

Këtë të hënë Alma Kaçi është paraqitur në ambientet e GJKKO, e shoqëruar nga dy efektivë policie.

Ndaj saj është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për shkak të videoskandalit që u publikua pak kohë më parë në mediat sociale.

Kaci ishte gruaja që u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale brenda institucioneve shtetërore, konkerisht në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Edhe pse kërkon lehtesimin e masës, me pretendimin se ka një fëmijë të vogël për t’u kujdesur, edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e saj.

Kujtojmë se më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj Gjicit për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor”, ndërsa Kaçi akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Safet Gjici ra në prangat e Policisë në Tiranë më 24 qershor. Më 16 qershor në media doli një material video në të cilën ish-kryebashkiaku, asoj kohe kryetari i Bashkisë së Kukësit, shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin, e cila i kishte kërkuar gjithashtu ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Disa orë më vonë, pas publikimit të këtij materiali Gjici u detyrua që të njoftonte publikisht dorëheqjen nga posti.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet në qeli, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese