Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U përfshi në përplasjen e policit David Madani me Fufët, arrestohet “i forti” nga Mamurrasi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është arrestuar në Tiranë, Florian Gega i cili është një nga personat e përfshirë në konfliktin e Mamurrasit.

Kujtojmë se në ngjarjen e 13 prillit një polic plagosi me armë dy kolegë të tij dhe Nikollë Fufin pas një përplasje të mëparshme mes tyre.

Në këtë zonë Florian Gega njihet si një nga “të fortët” dhe ka qenë pjesëmarrës në sherrin me efektivët e policisë.

SI NDODHI NGJARJA – SHÇBA

Në datë 13 prill 2021 në Qendër Mamurras, rreth orës 13:50, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi (Fufi) dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zeka dhe Flamur Leja. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.

Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit Nikoll Vorfi (alias M.Fufi), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë David Madani ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.

ARRESTIMET

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:

–  GJON FUFI (G), 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

–  NIKOLL VORFI. (alias M.FUFI.), 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

– RUDOLF. S. (FUFI), 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë David Madani si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img